Agresioni i Serbisë në Mitrovicën e Veriut alarm për të gjithë shqiptarët!

Shkruan: Liridon Ramadani

Është evidente që situata në Mitrovicën e veriut po eskalon dhe për këtë fajtore është Serbia e cila ka tendencë që t’a destabilizoj ballkanin me çka do i bëntë favor Putinit duke e zgjeruar frontin dhe duke i shpërqëndruar forcat perëndimore dhe njëkohësisht do mundohej t’i korigjoj ,,gabimet” nga lufta që kreu Millosheviçi.
Janë absurde reagimet e opozitës në Kosov duke e akuzuar Albin Kurtin për situatên nê veri me çka edhe po e minojnë pozitên negociuese të Kosovës dhe njëkohësisht po i amnestojnë veprimet e Vuçiçit në veri.
Kjo ka vetëm dy shpjegime, ose janë të zhytur aq shumë në krime e korrupsion sa që mendojnë se vetëm në një situat të jashtëzakonshme do të amnestoheshin ose ata janë të kapur nga Serbia, çdo shpjegim tjetër nuk e kap logjika.
Është shqetësuese reagimi i Shqipëris ndaj kësaj situate.
Reagimi i saj në rastin mê të mirë ngjason me reagimet e shteteve skandinave dhe në rastin më të keq sikur në këtë situat mê shumë po ka mirêkuptim me qeverin e Serbis se sa me atë të Kosovës.
Shqipëria e ka obligim kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët jashtë kufirit të saj.
Është paradoksale që nuk ka asnjë lloj reagimi nga MV e aq më shumë bëhet shqetësuese ku për nga numri i përfaqësusve si në parlament ashtu edhe në qeveri është dukshëm në favor të shqipëtarëve si asnjëher më parë por jo kjo nuk po përkthehet në fuqi politike.
Edhe më paradoksale bëhet që reagimi i MV për situatën në veri është i njejtë sikur me reagimet ndaj situatave të ngjashme që ndodhin kudo nëpër botë.
Nga eskalimi i situatës në veri vihet në pykëpyetje edhe vet egzistnca e MV, trazira atje don të thotë trazira dhe këtu, kjo është e pashmangshme.
Nëse situata në veri të Kosovës eskalon në konflikt të armatosur kjo do të ketë efekt domino ku konfilikti do zgherohej në tërë ballkanin.
Është koha që në këtë situat shqipëtarët të jenë të jenë të bashkuar, të koordinuar, vigjilent dhe me një strategji të përbashkët veprimi.