ABC Poetike më 10 tetor promovon veprat e shkrimtarit të njohur, Nehat Jahiu

Shoqata e Shkrimtarëve “ABC-poetike” nga Shkupi, ka nderin të promovoj dy libra të radhës “RRËFIME TË NJË USHTARI TË UÇK” dhe “KUJTIME NGA VITI 2001”, të poetit të madh të Karadakut të Kumanovës z. Nehat Jahiu.

Poeti me përmasa kombëtare e ndërkombëtare u pajtua me ne që promovimi të bëhet me 10 tetor 2022 në ora.19 00, tek restoranti”Panorama” në Likovë.

Promotorë të librave do të jenë poetët e njohur nga Shkupi zonja Mejreme Kajolli Tusha dhe z. Sadri Jakupi.
Ju presim në promovim!