Maqedoni

“E Majta” me padi penale për kryetarin e Kuvendit dhe deputetët e infektuar që erdhën në Kuvend

“E Majta” dhe deputetët e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Dimitar Apasiev dhe Borislav Kërmov) paraqitën një raport në Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor për shkeljen së masës izolim i rreptë (karantinë), si si dhe padi penale në Prokurori për deputetët Bisera Kostadinova-Stojcevska nga Manastiri dhe Miroslav Bogdanovski nga Shkupi, si dhe kundër Kryetarit të Kuvendit – Talat Xhaferi, shkruan Alsat.

Të tre akuzohen se, me dashje dhe pas koordinimit paraprak të ndërsjellë, kanë kryer veprën “Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” (i dënueshëm sipas Nenit 206 të Kodit Penal), si dhe përpjekje për “Transmetimin e një sëmundje ngjitëse” (Neni 205 i KP) ndaj deputetëve të tjerë, me elemente të veprave të rënda kundër shëndetit të njeriut.
“Për më tepër, me një veprim të tillë, ata shkaktuan frikë dhe pasiguri në mesin e deputetëve dhe publikut, por gjithashtu vunë në pikëpyetje jetën dhe shëndetin e deputetëve dhe familjeve të tyre, kështu edhe funksionimin normal të institucionit Parlamenti i Republikës së Maqedonisë – si një organi qendror shtetëror dhe bartës I vetëm kushtetues i pushtetit legjislativ në Republikë. E gjithë kjo ishte dakorduar dhe e dinte edhe Kryetari i Parlamentit, Xhaferi, por ai jo vetëm që nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë, si zyrtari përgjegjës me kompetencat e dhëna nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Rregulloren e Punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por ai edhe e ka prganizuar këtë element të rrezikshëm, i cili mund të paralizojë funksionimin normal të legjislaturës në tërësi”, thuhet në komunikatën e “Të Majtës”.