Kolumna

Ke të drejtë “Ali Baba”, të gjithë janë tradhëtRë vetëm ti je patriot

“Skandaloze, ofenduese dhe për të ardhur turp është deklarata e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se të rinjtë që ikin nga vendi nuk janë patriot dhe se për atë ikin nga vendlindja.
Kur e humbë gjatë kohë kontaktin me realitetin mbase këto deklarata për të dhe rrethin e tij janë shumë normale.

Jo Ali Ahmeti të rinjtë ikin sepse nuk mund të sigurojnë një vend pune nëse nuk gjenden në listat e ndonjërit prej shoferëve të funskionarëve tuaj.

Të rinjtë ikin sepse nuk i besojnë gjyqsorit që e keni stërmbush me kuadro partiake dhe nuk ka më drejtësi në vendin që ju qeverisët dy dekada.

Të rinjtë ikin sepse nuk mund të pajtohen me faktin që shohin funskionarët tuaj që prej hiçit përfundojnë në makina superluksoze e pasuri, gjithmonë duke e vjedhur këtë shtet në dëm dhe kurriz të popullit.

Të riinjtë ikin sepse edhe ata që disi arritën të punësohen vazhdimisht i mbani në terror psiqik, duke i tërhequr zvarrë nëpër aktivitete politike e partiake, përkundër dëshirave dhe preferencave të tyre.

Të rinjtë ikin sepse shohin që shokëve, familjarëve të tyre u montohen procese politike dhe se nuk dëshirojnë që ata nesër të jenë në vendin e tyre.

Të rinjtë ikin sepse me qeverisjen tuaj humbi siguria, stabiliteti ekonomik e politik, humbi vlera e morali, gjithçka u shëndrrua në materiale e artificiale.

Të rinjtë ikin sepse ata sakrifikojnë vetën e tyre vetëm e vetëm që familjeve të tyre të ju sigurojnë stabilitet ekonomik, dhe ti bëjnë të “pamvarura” nga ju dhe ndikimi juaj.

Të rinjtë ikin dhe sakrifikohen për familjet e tyre, ata nuk e durojnë nënshtrimin, ata e duan lirinë më shumë se sa robërinë që ju e ofruat, ata e duan paqën e qetësinë, ata janë punëtor dhe djem e vajza të zotët e vendit që po lulëzojnë në vendet e huaja, sepse këtu ju ua pamundësuat.

Pra ata janë patriotët e vërtetë e juve po ju bje hise tradhëtia, pra ta mbani me shnet!”

Shkruan: Huzeir Mustafi