Maqedoni

Bekteshi thotë se 402 milionë euro harxhime janë bërë nga udhëheqësia e elektranave

Udhëheqësia e elektranave të Maqedonisë së Veriut në vend që të bëjnë përgaditjet për sezonin e ngrohjes ata nuk kanë rritur as kapacitetet e prodhimit nga ku kemi rënje të prodhimit të energjisë elektrike

Kështu deklaroj Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim i cili njoftoi se Elektranat e Maqedonisë së Veruit kanë siguruar kredi prej 80 milion euro me interes prej 4.4përqind.

“Udhëheqësia e elektranave të Maqedonisë së Veriut në vend që të bëjnë përgaditjet për sezonin e ngrohjes ata nuk kanë rritur as kapacitetet e prodhimit kur kemi rënje të prodhimit të energjisë elektrike, por as nuk i kanë bërë kalkulimet e duhura sa i përketë furnizimit me energesa të ndryshme.1:57 Elektranat e Maqedonisë së Veruit kanë siguruar kredi prej 80 milion euro me interes prej 4.4përqind mjete të cilat fatkeqësisht do t i shfrytzojnë për të importuar energji elektrike dhe mjete nga banka vendore do t i dergojnë jasht shtetit pra për kompani jasht RMV-së” – Bekteshi.

Bektishi njoftoi se të gjitha harxhimet e deri tanishme që i kanë bërë janë harxhime mbi 402 milion euro veç kësaj elektranat e Maqedonisë së Veriut, siç njofton Bekteshi kanë shpallur edhe thirrje publike për furnizim me qymyr, të cilat ende nuk i kanë publikuar dhe se janë jo transparente për qytetarët. (Klanmk)