BallinaMaqedoni

Dy të rinj nga Kërçova humbën jetën në aksidentin e sotëm në rrugën Botun-Ohër

Nga MPB njoftojnë se në aksidentin e sotëm në rajonin e fshatit Botun, rrugës drejt Ohrit ka ndërruar jetë një djal 22 vjeç dhe një femër 21 vjeçe, përcjell TV21. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:21 në autostradën në ndërtim, respektivisht te devijimi rrugor “Caro Pole”.

“Vetura “Audi” me targa të Kërçovës ka dalë nga rruga. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se F.K. (22) dhe pasagjerja E.S., të dy nga Kërçova, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, shtojnë nga MPB.

Me urdhër të prokurorit, do të kryhet obduksion.