Ganiu inspektoi përfundimin e një pjese të rrugës “Petre Georgiev”
Sot kemi përfunduar me sukses asfaltimin e një pjese të rrugës “Petre Georgiev”, duke vazhduar përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të komunës sonë, njoftoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu.
“Punimet përfshinë asfaltimin e rreth 400 m², duke ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.
Investimet në rrugë dhe hapësira publike janë prioritet i yni, sepse besojmë se një infrastrukturë moderne është bazë për zhvillimin e çdo komuniteti. Do të vazhdojmë me nisma të tjera të ngjashme për të garantuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Çairit”, njoftoi Ganiu.