Lajmet e rejaSport

LAJM I MIRË PËR INTERIN, SUNING GATI TË SHLYEJË PAGAT DHE KËSTIN PËR HAKIMIN

LAJM I MIRË PËR INTERIN, SUNING GATI TË SHLYEJË PAGAT DHE KËSTIN PËR HAKIMINFutboll
Maqedonia në Duisburg, seleksionuesi i Gjermanisë flet për ndeshjen
Zyrtare: Aguero largohet nga City në fund të sezonit
CR7 rrezikon pezullimin për protestat ndaj arbitrit!
Studimi i CIES, Ronaldo më miri në Serinë A, por Messi mbetet i pakonkurrueshëm
Toni Kroos e ka vendosur, pas Europianit tërhiqet nga “Die Mannschaft”
Angellovski nuk e merr Ilija Nesterovskin për ndeshjen me Gjermaninë
NBA/ Lakers triumfojnë edhe pa dyshen Lebron-Davis, Nagets shkatërrojnë Hawks
Ndeshja me Serbinë mund t’i kushtoj me skualifikim Cristiano Ronaldos
Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini pozitiv në Covid-19
Bernard Challandes: Jam i zhgënjyer
Vjen lajmi që të gjithë prisnin në kampin zikaltër. Në orët e ardhshme, Interi do të zgjidhë çështjen e pagave dhe do t’i shlyejë Real Madridit këstin e parë prej 10 milion eurosh për marokenin Hakimi. Lëvizje të rëndësishme këto të grupit Suning, që me zhbllokimin e financave do të shmangin çdo problem me UEFA-n. Steven Zhang gjithashtu mund të kthehet së shpejti në Milano.

Mes së martës dhe së mërkurës, lojtarët duhet të marrin pagën e janarit, ndërsa deri më 31 mars klubi ziklatër do të mbajë fjalën e dhënë Realit për çështjen “Hakimi”, duke zgjidhur një problem që ditët e fundit po bëhej vërtet shqetësuese.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura konfirmon angazhimin e Suning të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për të arritur një objektiv të rëndësishëm, siç është titulli kamion, për të tërhequr vëmendjen e disa investitorëve, të cilët mund t’u japën frymëmarrje arkave të klubit. Përndryshe, mundësia e një shitjeje të shumicës së aksioneve mbetet e vlefshme, por vetëm me një ofertë prej të paktën një miliard eurosh. Ndërsa pret të përcaktojë të ardhmen e aksioneve të klubit, grupi Suning po pastron llogaritë, për të shmangur çdo ndërhyrje nga Nyoni dhe për të garantuar pjesëmarrjen në Champions.