Mestensioneve të shumta dhe me protesta u shoqërua ceremonia në manastirin e Cetinjes, dikur kryeqytet i malazezëve dhe që sot konsiderohet si kryeqendra kulturore dhe fetare e Malit të Zi. Fronëzimi i peshkopit serb, Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litoral, Joanikije në Manastirin e Cetinjes është kundërshtuar ashpër nga malazezët.

Komuna, organizata dhe partia e Presidentit Milo Gjukanoviç kundërshtojnë këtë ceremoni.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë këtë protestë, gjë qe ka shkaktuar tensionimit e mëtejshëm të situatës. Ambasada amerikane në Malin e Zi i ka bërë thirrje që palët të vetëpërmbahen dhe të mos lejojnë që situata të agravohet akoma më tej.

“Qeveria amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të qetësojnë urgjentisht situatën. Liria fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë këtu mbledhjen paqësore, duhet të respektohen. Ndërsa është treguar shumë me gisht se kush është përgjegjës, individët përfundimisht do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të mos e marrin zemërimin e tyre ndaj policisë ndërsa përpiqen të mbrojnë rendin publik dhe policia të përdorë vetëm mjetet e nevojshme për të rivendosur paqen. Të gjithëve që mbështesin një Mal të Zi multietnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik – ju bëjmë thirrje që të qetësoni tensionet aktuale”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.